Çuçi: Shqipëria progres në luftën kundër krimit, nga thjesht informatore, sot drejtojmë skuadra të përbashkëta hetimore ndërkombëtare

19 Prill 2023, 09:40| Përditesimi: 19 Prill 2023, 11:07

  • Share

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur sot në konferencën me drejtorët e policisë. Ai u shpreh se Shqipëria pati një transformim në mënyrën sesi ka ndikuar për të luftuar krimin e organizuar brenda dhe jashtë kufijve. Çuçi u shpreh se Shqipëria nga thjesht informatore mori rolin e pjesëmarrësve dhe madje të rolit drejtues në skuadrat hetimore në goditjen e grupeve kriminale.

“E konsideroj si mundësi të shkëlqyer për të diskutuar se si mund ta rrisim bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Jam i bindur që Shqipëria edhe pse një vend i vogël, ka kontribut jo të pakët në sigurinë e Evropës dhe të asaj që sot është BE.

Shqipëria qe i vetmi parë vend në Ballkanin Perëndimor që nënshkroi marrëveshje që i drejtoheshin kufijve të jashtëm të BE. Ne e kemi kaluar fazën kur vetëm shkëmbenim informacione për grupet kriminale, sot jemi pjesëmarrës madje dhe me rol drejtues në skuadrat hetimore për goditjen e grupeve kriminale. Dhe kjo s’është fazë e rastësishme.

Krimi luftohet vetëm me bashkërendim, pa kufij dhe pa pasaportë. Më ketë vizion dhe mendje, policia është një ndër institucionet më të besueshme. Jemi të fokusuar te rritja e cilësisë. Këtë ambicie po e bëjmë me vende si Italia.”- tha Çuçi.


Lajmi kryesor:

Rrumbullaku me drejtorët e policisë së vendeve të BE: Të bashkëpunojmë për të luftuar krimin e organizuar


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?