Çuçi mbledh grupin e PS, i pranishëm dhe Bujar Çela! Kërkon prezencë të deputetëve në seancat plenare

8 Prill, 10:45| Përditesimi: 8 Prill, 18:15

  • Share

Partia Socialiste mblodhi këtë hënë Grupi parlamentar të PS-së për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje.

Po kështu do të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023.

Kreu i grupi Bledi Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës.

Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.

I pranishëm në mbledhje ishte dhe Bujar Çela deputeti i Lushnjes i cili u plagos nga shpërthimi në magazinën e tij më 1  mars 2024.

 

 

Ora 14:10
U plagos nga shpërthimi në magazinën e tij në Lushnje, deputeti socialist Bujar Çela i kthehet politikës, merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar

Bujar Çela deputeti i Lushnjes i cili u plagos nga shpërthimi në magazinën e tij më 1  mars 2024 i është kthyer aktivitetit të tij politik.

Ai ishte I pranishëm sot në mbledhjen e grupit të PS-së.

Nga shpërthimi i 1 marsit 2024, humbën jetën babë e bir, si dhe u plagosën 7 të tjerë,  mes tyre dhe deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua dhe ndërhyrjes kirurgjikale. 

Prokuroria e Fierit ngriti pretendimet për elementë të veprës penale për 3 akuza ndaj ligjvënësit socialist si ndërtim pa leje, shkelje e rregullave në punë dhe shkatërrim i pronës nga pakujdesia.  Nga hetimet e  eritanishme shpërthimi erdhi nga një avari gjatë procesit të punës që kryenin viktimat babë e bir Roland dhe Elidon Hoxhës, për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me acetilenin.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?