Çuçi: Ashtu si mjekët e policët, edhe fermerët e blegtorët vijojnë punën, s'do të ketë mungesë në tregje

25 Mars 2020, 19:56| Përditesimi: 25 Mars 2020, 20:01

  • Share

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi shkruan se fermerët, blegtorët dhe gjithë operatorët e biznesit ushqimor do të vijojnë punën duke mos e ndërprerë prodhimin, por do i përshtaten masave të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

"Krahas mjekëve, infermierëve, punonjësve të rendit e sigurisë që janë në radhën e parë të kësaj situate të vështirë ka edhe një grup tjetër që është në shërbim të shoqërisë dhe që vijon punën për të garantuar një gjendje ‘normaliteti’, në kushtet kur i gjithë vendi është në një karantinë të plotë. E kam fjalën këtu për fermerët, blegtorët dhe gjithë operatorët e biznesit ushqimor. Puna e tyre do të vijojë sepse nuk mund të ndërpresim për asnjë çast zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. Garantoj se nuk ka dhe nuk do të ketë mungesë në tregje të ushqimeve dhe produkteve të tjera.

Vërtet kjo është një situatë e pazakontë, por aktiviteti i subjekteve prodhuese dhe importuese vijon nën një regjim masash të rrepta të distancimit social, si mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Fermerët e blegorët gjithashtu nuk mund ta ndërpresin punën e tyre, thjesht edhe ata po i përshtaten masave të vendosura nga qeveria në kuadër të kësaj pandemie botërore. AKU është në terren në të gjithë vendin duke inspektuar subjektet që janë hapur, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të mos lejuar abuzimin me çmimet. Është e rëndësishme që të gjithë bashkë të vijojmë sakrificën e madhe të kufizimit të lëvizjeve derisa ta fitojmë këtë luftë me armikun e padukshëm. Dhe padisuktim që ne do ta fitojmë. S’ka rrugë tjetër" shkruan ai.

Komento

Komente

  • Elioni: 26/03/2020 01:23

    Bravo cuci,, bujqit te gjithe ne pune,,,eshte motorri i ekonomise tone....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?