Crotone-Itali/Përfshihet nga flakët anija me emigrantë, 4 viktima dhe dy të zhdukur, 450 të tjerë zbarkojnë në Lampedusa

30 Gusht 2020, 13:37| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 16:07

  • Share

Një varkë me qindra emigrantë në bord, rreth 450 sipas një vlerësimeve të para, u shpëtua gjatë natës 4 milje larg Lampedusa në Itali, ndërsa ishte në rrezik të mbytej për shkak të erës së fortë, por tragjedia u shmang falë ndërhyrjes së anijeve patrulluese të Rojës Bregdetare dhe Guardia di Finanza, të cilët e shoqëruan anijen në port.

Gjithashtu, një anije me disa dhjetëra emigrantë mori flakë dhe më pas shpërtheu në brigjet e Crotone-s. Incidenti ndodhi ndërsa operacionet e transportit po kryheshin nga një njësi e Guardia di Finanza, e cila nxitoi në vendngjarje për t'i shpëtuar ata.

Për momentin nuk dihet nëse ka viktima dhe çfarë e shkaktoi zjarrin teksa raportohet se 2 emigrantë janë shpallur të humbur, 4 kanë vdekur si dhe janë plagosur 2 pjestarë të ekipeve të kërkim shpëtimit.

Ndërkohë, njësitë detare të Autoritetit Portual të Crotone janë në vendngjarje, duke rikuperuar njerëzit që përfunduan në det.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?