Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo vendos rekord me dopietë, Portugalia mposht 3-0 Irlandën para Euro 2024

12 Qershor, 10:54| Përditesimi: 12 Qershor, 11:08

  • Share

Përpara nisjes së Euro 2024, Portugalia fitoi 3-0 kundër Irlandës në Aveiro. Luzitanët nuk e patën të vështirë dhe kaluan në epërsi pas vetëm 18 minutave lojë me golin e Joao Felix. Më pas në pjesën e dytë ishte Cristiano Ronaldo që shënoi dopietë në minutat 50-të dhe 60-të, për një rekord të ri.

Falë kësaj dopiete CR7-ta bëhet lojtari i parë në histori që shënon në 21 vite radhazi për kombëtaren. Askush më parë nuk e ka regjistruar këtë statistikë fantastike. Sulmuesi portugez mbërriti shifrën e 130 golave me fanellën e kombëtares. Ronaldo ka shënuar çdo vit me Portugalinë që nga 2004.

Ndërkohë që pas ndeshjes ai është shprehur i lumtur për këtë arritje dhe që bëhet lojtari i parë që do jetë në gjashtë Kampionate Evropiane.

"Jam krenar që jam lojtari i parë që ka luajtur gjashtë Europiane. Jam i emocionuar për këtë, sepse tregon jetëgjatësinë e karrierës sime. Jam i lumtur dhe ndihem i privilegjuar që jam këtu për të ndihmuar ekipin kombëtar të arrijë objektivat e saj dhe natyrisht, të përpiqemi të shkojmë përpara dhe të fitojmë, që është qëllimi ynë kryesor. 

Unë besoj se kjo skuadër do t’u sjellë shumë gëzim tifozëve portugez, duke filluar nga ky Kampionat Europian. Por për mendimin tim, brezi më i mirë i lojtarëve është gjithmonë ai që fiton trofetë. Shpresoj që kjo kombëtare të fitojë, sepse është një ekip me talent të madh", tha CR7.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?