Cristiano Ronaldo dhe makina luksoze

Cristiano Ronaldo shihet në Madrid, makina luksoze kushton 8 milionë euro

30 Mars 2023, 16:30| Përditesimi: 31 Mars 2023, 09:20

  • Share

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo u pa së fundmi me partneren e tij Georgina Rodriguez duke dalë nga një restorant në Madrid, me një makinë me prodhim të limituar (vetëm 10 në treg) Bugatti Centodieci që kushton rreth 8 milionë euro.

Çifti ishin në të njëjtin restorant edhe dhjetorin e kaluar, teksa asokohe u larguan me një Rolls Royce, të cilën ai e mori si dhuratë nga Rodriguez për Krishtlindje.

Ronaldo, i cili ka pasur një aktivitet të mirë ndërkombëtar me Portugalinë, do të kthehet në Al Nassr për të rifilluar stërvitjen për ndeshjen e tij të ardhshme kundër Al Adalah më 5 prill.

Në kthimin e tij për ekipin kombëtar portugez pas një Botërori zhgënjyes dhe një lëvizjeje të diskutueshme në Arabinë Saudite, 38-vjeçari Ronaldo shënoi katër gola në dy ndeshjet e para në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024, duke treguar se ai mbetet lideri që tifozët duan.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?