Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo shënon golin e 26-të sezonal (VIDEO)

17 Shkurt, 22:53
  • Share

Është 39 vjeç, por duket se Cristiano Ronaldo nuk njeh plakje në fushën e lojës. Al Nassr fitoi 2-1 me Al Fateh për raundin e 20-të në Pro Ligën Saudite. Goli i parë i sfidës u shënua nga Cristiano Ronaldo në të 17 minutë, para se Al Najdi të barazonte ndeshjen në fundin e pjesës së parë.

Goli i fitores për vendasit u shënua nga Otavio në të 72 minutë. Al Nassr është katër pikë pas Al Hilal dhe garojnë për kreun e ligës. Te Al Nassr lideri i ekipit është Ronaldo, me portugezin që shënoi golin e 26-të sezonal në të gjitha garat.

Në 27 ndeshje ai ka asistuar edhe 11 herë. Në pak ditë Ronaldo ka shënuar dy herë, kjo pasi gjeti rrjetën edhe në mesjavë për Champions Leagua aziatike.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?