Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo futet në librin e rekordeve 'Guinness'

21 Qershor 2023, 16:34| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 16:36

  • Share

Portugalia ia doli të fitonte me shumë vështirësi dhe vetëm në minutat e fundit fitoi ndeshjen ndaj Islandës në transfertë. Në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, luzitanët hasën në rezistencën e vendasve, e cila u “thye” vetëm në minutën e 89-të nga një gol i Cristiano Ronaldos.

Ronaldo u bë lojtari i parë për meshkuj që bëri 200 paraqitje ndërkombëtare. 38-vjeçari u nderua nga Guinness World Records para fillimit të ndeshjes për arritjen e 200 ndeshjeve për Portugalinë, pothuajse 20 vjet pasi bëri debutimin e tij.

I vetmi që gjendet pranë Ronaldos në këtë statistikë është Bader Al-Mutaua, i cili në të kaluarën ka regjistruar 196 prezenca me kombëtaren e Kuvajtit. Ronaldo me Portugalinë vazhdon teksa kapiteni pritet ta udhëheqë kombëtaren e tij edhe në Euro 2024.

Kujtojmë se CR7 është aktivizuar për herë të parë me Portugalinë në gushtin e vitit 2003 në një ndeshje ndaj Kazakistanit duke u shndërruar edhe në golashënuesin më të mirë të luzitanëve me 123 realizime.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?