Messi, Ronaldo dhe Mbappe

Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë për vitin 2023

3 Maj 2023, 11:53| Përditesimi: 3 Maj 2023, 11:55

  • Share

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo është bërë sportisti më i paguar në botë për 2023, pasi u transferua në klubin e futbollit të Arabisë Saudite, Al-Nassr. Ronaldo fitoi 136 milionë dollarë, 46 milionë dollarë në fushë dhe 90 milionë dollarë jashtë fushe, pasi u largua nga Manchester United dhe u transferua te Al-Nassr në vitin 2022 me një marrëveshje deri në vitin 2025.

Paga vjetore e Ronaldos shkoi në 75 milionë dollarë, ndërsa kontrata e tij vlerësohet të jetë më shumë se 219.98 milionë dollarë, sipas listës së 10 atletëve më të paguar në botë për vitin 2023 nga Forbes.

Ylli portugez i futbollit kohët e fundit mori një sponsorizim nga shkëmbimi i kriptove Binance, e cili i rriti të ardhurat e tij jashtë fushës në 90 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit.

Ronaldo ndiqet afër nga Lionel Messi i Paris Saint Germain dhe Kylian Mbappe në këtë listë. Messi, e ardhmja e të cilit është çështje spekulimesh, arkëtoi 130 milionë dollarë. Messi ka një sërë kontratash të mëdha sponsorizimi, duke përfshirë PepsiCo, Budëeiser dhe Adidas. Futbollisti merr rreth 20 milionë dollarë në vit nga marrëveshja e tij me platformën e tifozëve të bazuar në blockchain, Socios. Ai gjithashtu hapi një firmë investimi Play Time në tetor.

Hyrja më e re në këtë listë, Kylian Mbappe, i cili është ende nën 30 vjeç, fitoi 120 milionë dollarë. Mbappe u bë ambasadori i parë për lojën fantazi të bazuar në kriptovaluta Sorare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?