Cristiano Ronaldo feston golin e parë

Cristiano Ronaldo është si vera, mrekullohuni me dopietën në Champions Leaguen aziatike (VIDEO)

24 Tetor 2023, 21:46| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 21:52

  • Share

Champions League në Azi është duke luajtur ndeshjet e treta në grupe. Al Nassr po fiton 4-3 në Ryad kundër Al-Duhail të Katarit. Vendasit kryesonin 3-0, teksa golat u shënuan nga Talisca, Mane dhe Ronaldo (dopietë).

Pikërisht sulmuesi portugez ka dhuruar show në fushë, teksa në të 61 minutë ka shënuar nga jashtë zonës. 38-vjeçari ka lëshuar një të majtë të fortë që u ndal në rrjetë, me Zakarian që nuk mundi të ndalte sferën.

Duhej minuta e 81 që CR7 të nxirte nga repertori sërish një veprim fantastik, duke shënuar fluturimthi me të majtën pas asistit të Al Ghannam.

Forma e Ronaldos është fantastike, që vijon të jetë në garë sportive dhe të shënojë rekorde të reja. Duke se sa më shumë kalojnë vitet, ai rinohet në fushë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?