Critian Shpendi

Cristian Shpendi sulmuesi i momentit, shënon golin e 20-të në Itali! Dy klube të Serie A pas tij (VIDEO)

12 Mars, 16:14| Përditesimi: 12 Mars, 20:49

  • Share

Cristian Shpendi është sulmuesi i momentit në Itali. Djaloshi i Kombëtares U-21 ka shënuar golin e 20-të me Cesenan këtë sezon. Në ndeshjen e javës së 31-të në Serinë C, Cesena fitoi 2-0 kundër Gubbios dhe autori i golit të dytë për të tijtë ishte 20-vjeçari shqiptar.

Duhej minuta e 74 që vendasit të qetësoheshin nga e djathta potente e Shpendit. Tanimë ai shkon në kuotën e 20 golave këtë sezon dhe pas tij janë disa nga skuadrat big të Italisë.

Binjaku i tij, Stiveni është pjesë e Empolit në Serie A dhe nuk do ishte çudi që vera e këtij viti ta shihte Cristianin në një tjetër klub. 2 milionë euro është vlera e tij në treg, teksa ka luajtur edhe shtatë ndeshje dhe ka shënuar një gol për U-21 e Shqipërisë.  "Calciomercato" bën me dije se pas djaloshit janë Fiorentina dhe Sassuolo që e duan në ekip.

Në sfidat e fundit kualifikuese për Euro 25 te moshat U-21, trajneri Alban Bushi nuk e ka ftuar djaloshin pasi ai është i pezulluar për shkak të një kartoni të kuq në ndeshjen e fundit me Rumaninë.

 

Ora 20:47
20 gola këtë sezon, sulmuesi i Kombëtares kërkohet nga Fiorentina dhe Sassuolo


Cristian Shpendi ka shumë fansa në Itali. 20-vjeçari i kombëtares Shpresa ka shënuar 20 gola këtë sezon me Cesenan në Serie C dhe pas tij janë disa klube. "Calciomercato" bën me dije se pas djaloshit janë Fiorentina dhe Sassuolo që e duan në ekip. Me këtë ritëm dhe golat e shënuar Cristiani duket se në verë do "mbushë arkat" e Cesenas, që kërkon jo më pak se 2 milionë euro për ta lënë të lirë. Ai ka kontratë deri në verën e 2026.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?