Cramon: Nuk ka asnjë arsye që të mos liberalizohen menjëherë vizat për Kosovën

10 Nëntor 2022, 18:22| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 18:23

  • Share

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pasi vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023.

Von Cramon, në një postim në Twitter shkruan se nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet liberalizimi i vizave menjëherë për qytetarët e Kosovës.

 “Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan Von Cramon në Twitter.


Lajmi kryesor:

Vendet anëtare të BE-së drejt një kompromisi për liberalizimin e vizave për Kosovën, hyrja në fuqi e vendimit do të ishte në nëntor 2023


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?