Covid-Virologu gjerman: Vaksina në pikëpyetje...Vjeshta do risjellë shpërthime lokale të koronavirusit

30 Maj 2020, 12:15| Përditesimi: 30 Maj 2020, 12:20

  • Share

Virologu i klinikës universitare të Berlinit 'Charite' në Gjermani, Christian Drosten, u jep kurajo gjermanëve.

Sipas tij, tani ka një mundësi teorike, që gjermanët t’i bëjnë ballë një vale të dytë të COVID-19, tha shkencëtari për revistën Spiegel.

Tani e njohim më saktë virusin dhe dimë  më mirë, se si përhapet ai. Sipas Drosten, kjo ndodh përmes pak të ashtuquajturish superspreader, pra të infektuar, që janë përgjegjës për shumë infeksione pasuese. Një zhvillim i tillë i infeksionit mund të kontrollohet më mirë.

Drosten tërhoqi vëmendjen, se megjithatë mbetet e rëndësishme, që një përhapje e mundshme të konstatohet shpejt dhe të ndalet, duke i çuar në karantinë të gjithë personat e kontaktit pa u zvarritur dhe duke i testuar ata fillimisht. Por periudha e karantinës mund të pakësohet dukshëm.

Këtej e tutje personat e kontaktit mund të kalojnë vetëm një javë në izolim, sepse periudha e inkubacionit dhe koha, në të cilën virusi përçohet tek njeriu, është më e shkurtër nga sa mendohej fillimisht, thotë Drosten.

Virologu nga Boni, Hendrik Streeck, gjithashtu nuk beson se Gjermania mund të përballet me një valë të dytë Corona. Ai mendon, se mund të ketë herë pas here shpërthime lokale p.sh. në vjeshtë. Por ai nuk beson, se do të ketë një zhvillim infeksioni, që ta mbingarkojë sistemin e shëndetësisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?