Covid/Turqi, regjistrohen 19 viktima dhe mbi 1400 raste të reja infeksioni

18 Qershor 2020, 10:00| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 10:01

  • Share

Turqia konfirmoi 1.429 raste të raja dhe 19 viktima nga koronavirusi në harkun e 24 orëve të fundit, duke e çuar në 182.727 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 4.861 atë të të vdekurve.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.261 pacientë për një total prej 154.640.

Deri më tani, Turqia ka kryer 2.773.904 teste.

Aktualisht, 745 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 306 asistohen me respiratorë.


Lajmi kryesor:

Covid, në Itali regjistrohen 66 viktima! Donald Trump: Jemi afër gjetjes së vaksinës...Në Brazil një tjetër ‘ditë e zezë’


  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?