Covid/Turqi, mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme edhe në Stamboll, Ankara dhe Bursa (VIDEO)

18 Qershor 2020, 11:25| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 14:51

  • Share

Masa të reja shtënguese ka vendosur Ankaraja zyrtarë në tentativë për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit.

Duke filluar nga sot në Stamboll dhe Ankara mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme pas rritjes së rasteve të regjistruara në ditët e fundit, me rihapjen e vendit në fazën e tretë të pandemisë, me infeksione ditore që janë rikthyer në shifrat e mbi 1000, si në pikun e kurbës së Covid.

Komiteti Shkencor Turk ka vendosur të zgjasë detyrimin për të veshur maska ​​në të gjitha hapësirat publike, të mbyllura dhe të hapura qofshin, siç janë parqet e qyteteve, duke e shtrirë masën edhe në Stamboll dhe Ankara, më të populluarat në vend, si dhe në Bursa.

Me vendimin e fundit, numri i provincave që do ti nënshtrohen këtij detyrimi rritet në 42, nga 81 në total. Për personat që shkelin urdhëresën e Komitetit Shkencor parashikohen gjoba

Turqia konfirmoi më shumë se 1400 raste të reja dhe 19 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, për një total të prekurish prej rreth 182.727 dhe 4.861 viktima

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?