Covid/Studiuesi amerikan: Karantina për së dyti më e dëmshme se e para...Mund ta shmangim duke respektuar masat

15 Qershor 2020, 15:32| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 15:45

  • Share

Duke folur në lidhje me vendosjen e masave të karantinës për të frenuar infeksionin e shkaktuar nga koronavirusi, Jonathan Reiner, profesor në ‘George Washington University School of Medicine’, tha se:

Rivendosja e karantinës për së dyti, “është I vështirë për tu përtypur” dhe se “një vale e dytë karantinimi mund të jetë më e dëmshme se e para për shkak të lodhjes nga karantinimi i parë dhe se për momentin bizneset janë në gjendje të vështirë nga bllokimi pararendës prej Covid”.

Karantina dhe masat kufizuese janë hequr në një pjesë të mirë të botës që u përball me pandeminë në fillim të marsit, por me lehtësimin e masave është rritur edhe numri i të infektuarve në disa vende.

Sipas specialistëve dhe virologëve, “vendosja e një karantinë të dytë mund të shmanget duke ndjekur rregullat dhe masat e sigurisë si maskat dhe respektimi i distancimit social e fizik”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?