Covid-SHBA/ Vaksina e 'Biotech Inovio' jep rezultate pozitive! Te 94% e vullnetarëve u zhvilluan antitrupa

30 Qershor 2020, 16:20| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 16:28

  • Share

Kompania amerikane 'Biotech Inovio' njoftoi sot rezultate paraprake, por inkurajuese, të projektit të saj të vaksinimit kundër koronavirusit, administruar tek 40 vullnetarë në SHBA.

Sipas një komunikate të kompanisë, vaksina ka dhënë një përgjigje imunitare  94% te pjesëmarrësit që iu nënshtruan provës klinike, e njohur si faza e parë, (domethënë me dy injeksione me katër javë larg njëra tjetrës).

Vaksina e 'Biotech Inovio', e quajtur INO-4800, konsiston në injektimin e një kodi gjenetik ADN në organizmin e personit me qëllim që të japë një përgjigje imunitare specifike kundër koronavirusit SARS-CoV-2.

Vaksina injektohet nën lëkurë nga një gjilpërë, më pas aktivizohet nga një pajisje që ngjan me një furçë dhëmbësh, e cila jep një mini impuls elektrik, të një fraksioni të sekondës, duke lejuar ADN-në të depërtojë në qelizat e trupit dhe të përmbushë misionin e saj atje.

Inovio, tashmë financuar nga departamenti amerikan i Mbrojtjes dhe nga OJQ-ja CEPI, njoftoi gjithashtu se ishte zgjedhur nga programi i presidentit amerikan, Donald Trump për të prodhuar qindra milionë doza vaksinash deri në janar të vitit 2021.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?