Covid/SHBA, gjithnjë e më shumë të rinj po testohen pozitivë nga koronavirusi! Zyrtarët paralajmërojnë detyrimin për maskat

22 Qershor 2020, 09:22| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 09:25

  • Share

Zyrtarët në shtetet e jugut të Amerikës kanë paralajmërojnë se gjithnjë e më shumë të rinjë po testohe po testohen pozitiv nga infeksioni i koronavirusit

Ndryshimet në demografi janë regjistruar në pjesë të Floridës, Karolinës së Jugut, Xhorxhia, Teksas dhe shteteve të tjera, shumë prej të cilave ishin disa nga të parat  shtete që u rihapën.

Autoritetet shëndetësore fajësojnë për këtë mosrespektimin e distancimit fizik dhe mosmbajtjen e maskave.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se të rinjtë nën 30 vjeç përbëjnë shumicën e rasteve të reja të koronavirusit në disa qarqe. Ai tha gjithashtu se rritja e rasteve te grupmosha e re ka ardhur për shkak të festave në barë dhe tubimeve të tjera

Dhe në Florida, guvernatori Ron De Santis tha se mosha mesatare e të prekurve të 2 javëve të fundit ishte 37 vjeç.

Duke pasur parasysh rritjen e numrit të infeksioneve, zyrtarët në vend thanë se do shikojnë së shpejti mundësinë e vendosjes së detyrimit për të mbajtur maska në vendet publike

Deri tani mbajtja e maskës ishte vetëm këshillë kur njerëzit të dilnin në rrugë apo në vendet ku respektimi i distancimit fizik nuk respektohej

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?