Covid-Serbi/ Përkeqësohet situata, Vuçiç parajamëron rivendosjen e masave kufizuese! BIRN: Shifrat më të larta se ato zyrtare (VIDEO)

29 Qershor 2020, 11:05| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 14:26

  • Share

Në Serbi, ku pas një periudhe ngadalësimi të epidemisë, infeksionet e koronavirusi po rriten me shpejtësi, autoritetet kanë deklaruar se mund të rikthejnë masat kufizuese.

Sipas raportimeve të mediave, këtë javë njësia e krizës shëndetësore dhe autoritetet mund të shpallin rikthimin e masave.

Dje, Presidenti Aleksandër Vucic deklaroi se nuk e përjashtonte një vendim të tillë kurse Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar tha se qytetarët tani kanë mundë të tregojnë përgjegjësi për sjelljen e tyre. “Pa një sjellje të përgjegjshme, miratimi i masave të reja për të mbrojtur shëndetin e popullatës është i pashmangshëm – tha Loncar.

Në Serbi, Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin dhe Kryetarja e Parlamentit Maja Gojkovicil janë testuar pozitiv nga infeksioni i koronavirusit. Autoritetet shëndetësore në vend kanë raportuar gjithashtu se kryeparlamentarja ndodhet e shtruar në spitalin Covid në Beograd.

Në vend vetëm një pakicë shumë e vogël njerëzish duket se respekton masat parandaluese - maskat, distancën fizike dhe higjenën e duarve, teksa dhe jeta e përditshme ka rifilluar praktikisht sikur epidemia të ishte një kujtim i largët.

Deri tani në Serbi janë regjistruar në total 13 565 infeksione Covid dhe 265 viktima.

Sipas Birn, Rrjeti Ballkanik i Raportimit Investigativ, i financuar nga BE-ja, i cili ka analizuar të dhënat e marra nga sistemi informues shtetëror për COVID-19, në periudhën nga 19 marsi deri më 1 qershor, në Serbi kanë vdekur gjithsej 632 persona nga infeksioni I koronavirusit, dy herë më shumë sesa numri i lajmëruar zyrtarisht prej 244 vdekjesh në atë periudhë.

Një tjetër e dhënë nga sistemi informues shtetëror për COVID-19 gjithashtu tregon se numri i njerëzve që u infektuan në Serbi nga 17 qershori deri më 20 qershor ishte të paktën 300 në ditë, shifra këto shumë më tepër sesa shifrat e shpallura zyrtarisht, të cilat regjistruan një maksimum prej 97 rastesh të reja në një ditë të vetme gjatë asaj periudhe.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niko: 29/06/2020 20:30

    Te vazhdoj BE ti perkedhel edhe tu bllokoj kufirin Shqiptareve, Boshnjakeve edhe Maqedonasve. Turp turp o rracistat e BE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?