Numri i rasteve të infeksionit nga koronavirusi në Rusi ka shkuar në më shumë se 242 mijë duke u rendit kështu në vendin e dytë në botë pas SHBA.
Numri zyrtar i vdekjeve në Rusi është 2,212, megjithëse autoritetet i kanë atribuar vdekjen e mbi 60% të pacientëve me koronavirus në prill për shkaqe të tjera.
Moska, qendra e epidemisë së vendit, regjistroi 1.232 nga numri i përgjithshëm i viktimave.
Para dy ditës, Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin u deklarua se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe tani ndodhet i shtruar në spital, duke u trajtuar për sëmundjen Covid-19.
Peskov është i fundit zyrtar i lartë që infektohet me këtë virus në Rusi, i cili ka prekur edhe kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, ministren e Kulturës, Olga Lyubimova dhe ministrin e Infrastrukturës, Vladimir Yakushev.
Lajmi kryesor: