Covid-Rusia do të fillojë testimin e vaksinës kundër koronavirusit tek ushtarët

2 Qershor 2020, 15:35| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 15:37

  • Share

“50 ushtarë janë përzgjedhur për të testuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës kundër koronavirusit; në këtë selektim përfshihen edhe pesë gra. Të gjithë kandidatët nuk janë diagnostikuar me ndonjë sëmundje përgjatë muajit të kaluar”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes në Rusi.

Të gjithë kandidatët që do të ndihmojnë në zhvillimin e vaksinës kanë kaluar në kontrolle dhe teste paraprake.

Vullnetarët që do të marrin pjesë në testim të vaksinës vijnë nga njësi të ndryshme.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se hetimet klinike duhet të përfundojnë deri në fund të muajit korrik.

Më herët shkencëtarët në Rusi kanë kryer testimin e parë jozyrtar të një vaksine kundra Covid-19 dhe ata thonë se është efektive.

Epidemiologët në Moskë morën hapin për ta injektuar vaksinën tek vetja e tyre dhe për të ekzaminuar rezultatet më 24 maj.

RTR shkruan se testi është kryer nga punonjësit në Qendrën Kombëtare të Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji, në Moskë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?