Covid/Rumania regjistron 43 viktima dhe 755 raste të reja në 24 orë

31 Gusht 2020, 12:37| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 12:39

  • Share

Në Rajonin e Ballkanit, Rumania vazhdon të mbetet e mbërthyer nga infeksioni i koronavirusit, teksa çdo ditë raportohen shifra në pragun e 1000 të identifikuarve me Covid dhe dhjetra viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 755 të prekur nga koronavirusi, për një total prej 87 540 pacientë të infektuar.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore deklaruan se pati edhe 43 të vdekur, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë është rritur në 3621, kurse të shëruarit numërohen në më shumë se 37 800.

Sllovenia ka raportuar sot për 18 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë Covid.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 2883 kurse numri i përgjithshëm i viktimave mbetet i pandryshuar, 133. Gjithashtu në vend të shëruarit numërohen në 2296.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?