Covid-Oksfordi do testojë vaksinën e koronavirusit edhe te fëmijët

23 Maj 2020, 13:45| Përditesimi: 23 Maj 2020, 13:47

  • Share

Një vaksinë e mundshme për koronavirusin që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar është gati të hyjë në fazat e ardhshme të provave klinike. Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit, do të rekrutojnë 10,260 të rritur dhe fëmijë për fazën tjetër.

Faza e parë e provave klinike filloi në prill dhe përfshiu më shumë se 1.000 të rritur të shëndetshëm. Kjo fazë e dytë tani do të zgjerojë gamën e moshës së pjesëmarrësve për të parë nëse vaksina reagon ndryshe për grupmoshat e ndryshme.

Situata e krijuar nga pandemia ka vendosur në rrezik të paktën 80 milion foshnje nga sëmundje të tilla si difteria, fruthi dhe poliomieliti për shkak të vaksinimeve të ndërprera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF, dhe Gavi, Aleanca e Vaksinave, kanë deklaruar se në 68 vende ëshët ndërprerë vaksinimi për shkak të pandemisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?