Covid/OBSH: Bota nuk ka parë kurrë një gjë të tillë! Koronavirusi shumë i vështirë të luftohet

13 Qershor 2020, 10:41| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 10:42

  • Share

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit tha të premten se ai është “me të vërtetë i shqetësuar” për ndarjet që coronavirusi ka krijuar globalisht dhe brenda vendeve individuale, duke e quajtur atë një “të padukshëm, por një virus shumë të vogël që shkakton shkatërrim.”

“Bota nuk ka parë kurrë diçka të tillë që nga gripi në 1918”, tha sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp, duke krahasuar pandeminë në vazhdim me pandeminë e gripit spanjoll më shumë se një shekull më parë që besohet të ketë vrarë në të paktën 50 milionë njerëz.

Duke u bërë thirrje kombeve të mësojnë nga historia dhe “të bëjnë më mirë”, Tedros tha se mungesa e unitetit politik gjatë krizës aktuale ishte problematike, shkruan Associated Press

“Ky është një virus shumë i rrezikshëm dhe është shumë e vështirë të luftosh këtë virus në një botë të ndarë”, citohet të ketë thënë ai.

Komento

Komente

  • Endri: 13/06/2020 12:31

    Jo, aspak. Aktiviteti i ketij sektori duhet te qendroje i mbyllur per nje kohe shume te gjate pasi paraqet nivel te larte rrezishmerie te infektimit nga COVID-19. Ne autobuze, distanca ndermjet njerezve eshte shume e afert, dhe higjena eshte faktor tjeter risku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?