Covid-Në Zelandën e Re rikthehen puthjet, përqafimet dhe shtrëngimet e duarve

9 Qershor 2020, 16:51| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 16:56

  • Share

Në Zelandën e Re, duke filluar nga sot janë lejuar puthjet, përqafimet dhe shtrëngimi i duarve.

Sidoqoftë, kontrollet kufitare mbeten të rrepta. Në vend kushdo që hyn në pikat kufitare i nënshtrohet një karantine 14-ditore, të detyrueshme.

Njoftimi i kryeministres Jacinda Ardern se të gjitha rregullat e tjera të bllokimit do të hiqen duke filluar nga sot, ngjalli gëzimin e shumë njerëzve.

Ajo dje tha se vendi ka ndaluar “transmetimin e fshehur në komunitet” të Covid-19. Ardern tha që Zelanda e Re kishte “kaluar më të keqen” e pandemisë, por duhet të vazhdojë të luftojë virusin.

“Ne kemi fituar atë betejë. Por ne duhet të mbetemi vigjilentë nëse duam ta vazhdojmë në këtë mënyrë, “tha ajo.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?