Covid-Maqedonia e Veriut: Truproja e Presidentit Stevo Pendarovski rezulton i infektuar nga koronavirusi

18 Maj 2020, 14:44| Përditesimi: 18 Maj 2020, 14:47

  • Share

Një nga truprojat e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka rezultuar i infektuar me COVID-19.

Pendarovski dhe anëtarët e familjes së tij nuk kanë patur kontakt me truprojën dhe për këtë arsye nuk do vendosen në izolim.

Sipas informacioneve nga kabineti presidencial: Më 17 maj është kryer testimi për Kovid-19 te një prej truprojave të presidentit Stevo Pendarovski, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe i testuar pozitiv me infeksionin e koronavirusit”.

Sipas autoriteteve shëndetësore, personi I infektuar ka patur kontakte me 11 persona të tjerë të cilët i janë nënshtruar testeve të tamponit por ai nuk ka patur kontakte me presidentin dhe familjen e tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?