Covid-Maqedonia e Veriut, regjistrohen 6 viktima dhe 153 raste të reja në 24 orë

25 Qershor 2020, 15:12| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 15:17

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1279 testime të realizuara në Maqedoninë e Veriut, 153 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gjithashtu, sipas autoriteteve janë shëruar 75 pacientë, si edhe kanë humbur jetën nga infeksioni i Covid 6 pacientë të diagnostifikuar me koronavirus.

Viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Tetova dhe Resnja në mes të moshës 53 dhe 80 vjeçe.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoni shkon në 5595, prej të cilëve 2166 janë shëruar kurse 265 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.

Aktualisht në vend ka 3164 raste aktive me koronavirusin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?