Covid/Maqedoni e Veriut, 4 të vdekur dhe 120 raste të reja në vetëm 24 orë

1 Korrik 2020, 16:13| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 16:15

  • Share

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) katër persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 120 raste të reja

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 6.454, numri i të shëruarve në 2.598, ndërsa numri i viktimave në 306.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 3.550.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 123 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 954 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 61.727.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?