Covid-Itali/ Shërohet Berlusconi: Ishte testi më i rrezikshëm i jetës time

14 Shtator 2020, 13:22| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 14:10

  • Share

Ish kryeministri Italian dhe lideri i Forza Italia Silvio Berlusconi është shëruar nga infeksioni I koronavirusit dhe sot ka dalë nga spitali San Raffaele në Milano.

Berlusconi tha se "Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit” dhe bëri thirrje “për përgjegjësi maksimale"

“Kjo ishte  prova më e rrezikshme e jetës sime" – tha Berlusconi

Duke folur gjithashtu për rihapjen e shkollave, ai u shpreh se "Sot është dita kur miliona fëmijë kthehen në shkollë. Ky është një lajm pozitiv, një shenjë e kthimit në normalitet" por edhe "është një hap shumë delikat".

Kreu i Forza Italia gjithashtu bëri thirrje studentëve për respektimin e rregullave shëndetësore.

“Bëjeni për veten tuaj, për gjyshërit tuaj, mësuesit dhe prindërit që mund të infektoni ".

Berlusconi ka qenë kryeministër italian tri herë gjatë periudhës 1994-2011.

Miliarderi italian ka insistuar këtë muaj se do të vazhdojë aktivitetet e tij politike, pavarësisht testimit pozitiv për koronavirus.

Zgjedhjet rajonale do të mbahen këtë fundjavë në Itali, ashtu sikurse referendumi për zvogëlimin e numrit të deputetëve në parlament.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?