COVID-i nuk tremb kosovarët, fluks drejt bregdetit shqiptar! Në 2 orë hyjnë 8 mijë makina në Morinë

4 Korrik 2020, 07:45| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 16:46

  • Share

Fundjava dhe nisja e pushimeve ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqipëri dhe më pas për t'iu drejtuar bregdetit.

Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ku nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00 kanë hyrë rreth 8 mijë makina nga Kosova drejt Shqipërisë. Ky fluks i lartë ka bërë që pika doganore e Morinës të punojë me 6 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar, pikërisht për të shmangur radhët në kufi.

Përveç makinave personale, vihet re edhe një numër i lartë i autobusëve, të cilët respektojnë kushtet dhe masat anticovid.

Edhe pse në vendin tonë rastet me të infektuar kanë arritur rekord ditën e djeshme, kjo nuk ka penguar kosovarët të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 04/07/2020 09:57

    Hajdeni te mbyteni sic e keni zakon vtm ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?