Petrit Vasili në takim me një grup aktivistësh te 'Selvia'

COVID-i ndryshoi sjelljen e njerëzve në të gjithë botën, por jo fushatën e LSI! Pa maska në ambient të mbyllur e ngjitur me njëri- tjetrin, Vasili takime me aktivistët

22 Shtator 2020, 10:32| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 10:38

  • Share

TIRANË- Koronavirusi ka ndikuar në përditshmërinë e të gjithë njerëzve në botë, por mesa duket jo në fushatën elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nënkryetrari i kësaj partie Petrit Vasili dhe kryetarin e LSI njësia 8 Erjon Xhafa  kanë zhvilluar një takim te Selvia me një grup aktivistësh, teksa ajo që vihet re është se asnjë masë anti-COVID nuk është respektuar.

Siç shihet në fotot e publikuar nga Klevi Pojana dhe më pas nga vetë kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, përfaqësuesit e LSI-së janë pa maska, ngjitur me njëri- tjetrin në një ambient të mbyllur.  

"LSI është duke u angazhuar aktivisht në çdo organizatë, ku anëtarët tanë ndjejnë entuziazmin e shpresës së re që po lind për vendin tonë.

Çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për të përmbushur këtë qëllim dhe për ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët", shkruan Kryemadhi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kastro: 22/09/2020 18:45

    Nje tirons i vjeter,pyet komshiun,pse nuk vete Titi ne darke ne shtepine ne Lalez...Nuk e mban dot shurren deri atje,sa here e kam gjetur ne fund te shkalleve,tape dhe ne gjume.Shoferi e plas aty dhe iken.Ky nuk ngjit as shkallet..

    Përgjigju
  • Juna baxhella: 22/09/2020 18:30

    Une per vete kam idhull Noren.Po kandidoj ajo ne Vlore do mar pjese ne fushat

    Përgjigju
  • Cubi: 22/09/2020 18:26

    Vasil greku me partin e leshit te ijes do qe ne shqiperi te vdesin nga njemije ne dite. Se cesht e drejta Jan bashk me partine e qenerve qe se kishte per gje te vriste 3 - 4 mije ne vit.

    Përgjigju
  • like floriri: 22/09/2020 14:02

    kta jane ne rregull se mona tha ska covid gjekundi ne rresht pas mones dhe tit qorri do zoti i ruan se gjynaf

    Përgjigju
  • Bledi: 22/09/2020 11:28

    I qofte dheu I lehte, te gjitheve aty.

    Përgjigju
  • Pjeter: 22/09/2020 11:00

    Ky e quan veten Mjek? Mbajini emrat e ketyre,dhe ne qofte se shkojne tek Shefqet Ndoqi,ti trajtoni si duhet,madje,ne qofte se hapet ndonje vater e re prej tyre,denoncim penal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?