COVID-i bllokoi aktivitetet në 21 vjetorin e eksodit/ Veterani i UÇK-së: E kujtoj me dhimbje, strehova 125 kosovarë në shtëpi (VIDEO)

16 Prill 2020, 17:31| Përditesimi: 16 Prill 2020, 17:51

  • Share

Sot, 21 vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës 1998-1999, rreth një milion kosovarë u detyruan nga forcat paraushtarake serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falenderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e shtëpisë për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova. Por këtë vit për shkak të pandemisë COIVD-19 ky përvjetor nuk u shënua me asnjë aktivitet.

Fidaim Dida nga fshati Pobreg i Kukësit, veteran i luftës së UÇK-së. Si çdo kuksian tjetër sot për herën e parë që nga viti 2000 nuk ka pritur ish të dëbuarit dhe bashkëluftëtarët me të cilët ka ndarë shtëpinë, bukën dhe frontin gjatë luftës në Kosovë. Shtëpia e tij ishte celula e parë të UÇK-së ku përcilleshin luftëtarët dhe armatimi.

"Atë ditë e kujtoj me dhembshuri por edhe me krenari si shqiptarë, dëbimin masiv të popullatës shqiptarë nga serbët, por e pritem me dhembshuri dhe gëzim për t'i dalë në ndihmë vëllezërve dhe motrave kosovare. Ne si familje i kemi ardhur në ndihmë 17 familjeve, kemi strehuar rreth 125 kosovarë. Shtëpia ime ishte vatra e luftëtarëve të UÇK-së që vinin nga diaspora, unë isha bashkëluftëtarë me ta", tha Fidaim Dida.

Jo vetëm shtëpia e Fidaim Didës që sot njihet si “sozia“ e Adem Jasharit, por dhe stani i tij buzë kufirit në Pikllimë u bë vatër e vërtetë e luftës dhe strehë e të dëbuarve kosovarë. Ndërkohë që nëna e tij Rabija që tani nuk jeton ka ushqyer, mjekuar e veshmbathur qindra ushtarë të UÇK-së.

"Në kemi dhe stane, atje kishim bazat e luftës ku u strehuam, mobilizoheshim dhe stërviteshim dhe merrnim rrugën drejt fronit të luftës në Kosovë. Dhe nëna ime i ndihmonte, ku kemi një përkujtim të madh në historinë e kësaj tragjedie. Lufta jonë ishte e drejtë ne nuk luftuam për pasuri por për të mbrojtur trojet tona. Ne i kemi ruajtur lidhjet, në vitet e tjera vinin të gjithë në shtëpi kosovarët që kemi strehuar por koronavirusi na ka mbyllur brenda, por i kujtojmë gjithmonë me mall dhe dashuri", tha Fidaim Dida. Për herë të parë në Kukës që nga viti 2000, nuk u përkujtua “Eksodi 99”, për shkak të pandemisë  Covid 19. Cdo vit në këtë datë në Kukës vinin kosovarë në shenjë falenderimi për mikpritjen e tyre.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hahaha: 17/04/2020 00:59

    Tamam Si Dibranet nuk ka ,kure flasinn nje fjale pa fehe he Pa human .

    Përgjigju
  • dibran: 16/04/2020 19:32

    asnjehere shqiptari i mire nuk permend nderin qe mund te beje ndaj dikujt...... PRIT !!!!! Te te vleresojne ata qe i mireprite me pak buke e me shume zemer !!!! PRIT !!!!! Te te bejne lapidarin ata qe gjeten nje strehe per femijet, grate ,pleqte dhe te tjere.... PRIT !!!!! Sepse ata nuk HARROJNE asnjehere, por vetem ju nderojne!!!! ....dhe ne fund te fundit TI DHE TE TJERET, (bashke me mua), kemi bere VETEM DETYREN ndaj VELLEZERVE TANE!!!!! PRIT !!!!! Meso edhe nje gje te vogel: Kur behet nje nder njera dore nuk duhet ta shohe tjetren....... ...perndryshe nuk ka vlere !!!! Tung nga DIBRA !!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?