Covid/Dosja sekrete e Pekinit: Kina duhet të përgatitet për luftë me SHBA

5 Maj 2020, 10:35| Përditesimi: 5 Maj 2020, 15:12

  • Share

Një raport i brendshëm nga Sigurimi i Shtetit në Kinë, i përgatitur nga Instituti Kinez për Marrëdhënie Ndërkombëtare Bashkëkohore, detajet e të cilit u bënë të ditura nga agjencia Reuters, flet hapur për një valë të mundshme armiqësie ndërkombëtare ndaj Republikës Popullore të Kinës, e krahasueshme me reagimin e botës në ngjarjet e dhunshme të vitit 1989 në sheshin Tiananmen.

Qendra Kineze e studimit paralajmëron gjithashtu se ofensiva ndaj Pekinit kërcënon të kompromentojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe po sipas studiuesve, qeveria kineze duhet të përgatitet për skenarin më të keq, i cili përfshin edhe mundësinë e një përplasjeje ushtarake mes Kinës dhe SHBA.

Kina është gjithnjë e më po bëhet e shënjestruar nga Perëndimi për ngadalësinë dhe fshehjen që mendohet se ajo i bëri pandemisë nga koronavirusi.

Pekini zyrtar ka reaguar me vendosmëri, duke i quajtur "të çmendura dhe evazive" akuzat e ndërmarra së fundmi nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, i cili për të disatën herë ka përsëritur refrenin e presidentit amerikan Donald Trump se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan, epiqendra e epidemisë në Kinë

Ndërkohë edhe Administrata Amerikane po vazhdon gjithashtu të jetë shumë e ashpër. Mark Esper, kreu i Pentagonit, ka akuzuar Pekinin se i ka bërë presion disa vendeve për instalimin e rrjeteve telematike të Huawei me qëllime dashakeqe. Kompanitë kineze, sipas tij, duan të përdorin pandeminë për t'u zgjeruar në sektorë strategjikë duke krijuar përçarje në Perëndim dhe duke u përgatitur të përdorin sisteme elektronike të cenueshme si një mjet spiunazhi dhe manipulimi.

Presionit të SHBA i është bashkuar edhe Ben Wallace, Sekretar i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar i cili deklaroi se "Kinezët kanë shumë pyetje për t'iu përgjigjur për shpejtësinë me të cilën ata informuan botën për krizën nga Covid-19".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?