Covid-Çifti kinez që ishte rasti i parë i infeksionit në Itali, dhuron 40 mijë dollarë për kërkime mbi koronavirusin

18 Qershor 2020, 16:36| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 16:38

  • Share

Dyzet mijë dollarë për spitalin Spallanzani në Romë për hulumtime për infeksionin nga koronavirusi. Kjo është shuma e dhuruar nga çifti kinez që ishte rasti i parë i infeksionit në Itali dhe që u shtruan në spital dhe u trajtuar në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, teksa në fund të muaji mars edhe dolën të shëruar.

"Një akt i bujarisë dhe mirënjohjes së madhe", deklaroi Këshilltari për Shëndetin i Rajonit Lazio Alessio D'Amato.

"Vendimi për të bërë një dhurim për Institutin Spallanzani është një akt i një bujarie dhe mirënjohjeje të madhe. Ekziston një proverb kinez që thotë: 'Kushdo që kthehet nga një udhëtim nuk është kurrë i njëjti person që ishte", - tha D'Amato

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?