Covid-Britania e Madhe më 10 korrik heq masën e karantinimit 14 ditorë

3 Korrik 2020, 11:55| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 11:59

  • Share

Qeveria britanike zbuloi sot përjashtimet e para nga regjimi i karantinës, vendosur për të luftuar kundër epidemisë së koronavirusit, që përfshin të mbërriturit nga Gjermania, Franca, Spanja apo Italia duke filluar nga 10 korriku.

Por, me rrezikun e konfuzionit, ajo vendosi gjithashtu që këto përjashtime do të zbatoheshin vetëm për të mbërriturit në Angli dhe se karantinimi do të ishte ende i detyrueshëm për të gjithë personat që mbërrijnë në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut, me dënimin e gjobës.

Britania e Madhe ka qenë një prej vendeve europiane më të prekura nga epidemia e COVID-19 me të paktën 44 000 të vdekur, por numri i rasteve është ngadalësuar dhe ka ka nisur lehtësimi i masave kufizuese të vendosura gjatë një kufizimi që zgjati tre muaj.

Pjesë e këtyre masave ishte dhe një karantinim 14 ditor për të gjithë personat  duke përfshirë dhe residentët britanikë që vinin në Britaninë e Madhe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?