Pandemia e koronavirusit vazhdon të ketë efekte të forta në Amerikën Latine ku në 24 orët e fundit infeksionet kanë arritur në mbi 2.576 000 me një rritje ditore prej më shumë se 46 mijë.
Numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë është rritur në më shumë se 116 mijë nga të cilat mbi 2500 u raportuan vetëm ditën e fundit.
Brazili është shteti i goditur më rëndë nga Covid.
Në vend numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni, sipas shifrave zyrtare është rritur në 1 milion e 400 mijë, kurse totali i viktimave ka shkuar në rreth 60 mijë
Lajmi kryesor: