COVID-19/Anulohet panairi i librit ‘Tiranë 2020’! Kreu i Shoqatës së Botuesve: Do t’i përshtatemi përvojës ndërkombëtare

15 Tetor 2020, 20:59| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 21:16

  • Share

Edicioni 23-të i Panairit të Librit “Tiranë 2020” është anuluar nga Ministria e Shëndetësisë për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti. Kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, njëkohësisht edhe organizator i këtij panairi shprehet se përpos vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, botuesit do të përshtatin përvojat ndërkombëtare për të tërhequr vëmendjen e lexuesve

Ne si Shoqate e Botuesve po mendojmë çdo bëjmë, sot do mblidhet kryesia, kemi një përvoje ndërkombëtare për aktivitetet e lejuara edhe për diskutime, promovime në ambiente të hapura dhe të mbyllura, si lejojnë kudo në botë për të diskutuar për probleme të librit, veprimtarit librore, problemet fiskale, për të tërheq vëmendjen e lexuesve dhe për të biseduar me njëri-tjetrin. Këtë vit në këto kushte që janë do të ketë diskutime për probleme dhe për të ndarë përvojën me njëri-tjetrin dhe me lexuesit”, shprehet Petrit Ymeri, kreu i SHBSH.

Panairi i Librit “Tirana” është aktiviteti më i rëndësishëm, ku bëhen bashkë të gjithë dashamirësit e librit, rreth 100 botues nga të gjitha trevat shqipfolëse, autorë vendas dhe të huaj edhe lexues.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?