Covid-19 tkurr tregun e sigurimeve me 41.66%, AMF: Rënie të ndjeshme në të gjitha kategoritë e sigurimeve

24 Prill 2020, 18:59| Përditesimi: 24 Prill 2020, 20:29

  • Share

Covid-19 tkurr ndjeshëm edhe tregun e sigurimeve në vend. Sipas të dhënave të fundit per muajin mars të publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare thuhet se gjatë muajin mars 2020 tregu i sigurimeve ka pasur një ulje prej 41.66%, krahasuar me muajin mars 2019.

Referuar të dhënave vetëm në muajin mars volumi i primeve të shkruara bruto është ulur me 666,705 mijë lekë duke arritur shifrën 933,696 mijë lekë. Primi i sigurimit është çmimi i cili duhet të paguhet nga klienti kundrejt mbulesës siguruese që jepet nga kompania e sigurimit.

Po ashtu rënie të konsiderueshme me mbi 50% ka pesuar edhe numri i kontratave të lidhura gjate muajit mars krahasuar me mars 2019. Ulja me e madhe e kontratave të lidhura është shënuar tek kontratat në sigurimin e Jo-Jetës të tilla si sigurimi i makinës, i shtëpisë apo mjeteve të tjera motorike në masën 52.49% krahasuar me mars 2019. Ndërsa kontratat e sigurimit të jetës jane ulur me 37.02%, në raport me muajin mars.

(Kliko këtu për të lexuar raportin e plote statistikor)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FORD FIESTA: 24/04/2020 19:59

    Ulini pak tarifat e sigurimit se keni cmimet me te shtrenjta ne bote apo edhe per ju qellimi eshte per te rjep shqiptaret qe punojne me rroga 200 mije lekshe,dhe per aksidentet te nxini jeten duke i vonuar 5 vjet deri sa ti jepni shperblimet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?