COVID-19 shton mjekët në Morinë, për në Kosovë ende pa tampon (VIDEO)

5 Nëntor 2020, 15:02| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 15:22

  • Share

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus, ka bërë që prej të hënës në kufirin Kosovë- Shqipëri, në doganën e Vërmicës, të kthehet sërish personeli mjekësor, i cili mat temperaturën dhe monitoron rastet e dyshuara, gjatë 24 orëve.

Nexhipe Berisha, mjeke e turnit thotë se për çdo rast të dyshuar operohet sipas protokollit e në bashkëpunim me strukturat mbështetëse të shëndetësisë ata kthehen mbrapa.

“Jemi ekip prej 2 punëtoresh. Masim temperaturën. Rastet e dyshimta ju bëjmë shënimet dhe ju japim këshilla që të lajmërojnë qendrën e vet dhe vazhdojnë mjekimin e mëtejshëm. Tamponët nuk  kemi mundësi ti bëjmë këtu. Vetëm temperaturën masim. Jemi me ndërrim. Secili merr shënimet me veta dhe i dërgojmë në Prizren. Nuk e di a ka pasur raste të dyshimta”, tha mjekja Nexhipe Berisha..

Numri i lartë i infektimeve, ka reduktuar ndjeshëm numrin e lëvizjeve në kufij, krahasuar me muajt e verës.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?