COVID-19 shton kërkesat për ilaçe! INSTAT: Importi i produkteve farmaceutike arriti në 17.6 mln € në nëntor 2020! Vitamina C dhe antibiotikët më të kërkuarat  

22 Dhjetor 2020, 16:57| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 17:34

  • Share

17.6 milionë euro barna të importuara nga jashtë vetëm në muajin nëntor 2020, duke u pësuar një rritje prej 1 milionë euro krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, kur u importuan 16.5 milionë euro, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave.

Ndikimin kryesor në këtë rritje që arriti kulmin në muajin tetor të këtij viti kur vendi bleu nga jashtë 22.3 milionë euro produkte farmaceutike, ka dhënë kryesisht pandemia COVID-19.

Sipas informacioneve të marra pranë farmacive dhe mjekëve, qytetarët në këtë periudhë kërkojnë më shumë medikamente të lidhura me pandeminë të tilla si Vitaminë C, antibiotik të ndryshëm dhe barna të tjera që janë në kurën e pacientëve të diagnostikuar me COVID.

Ndër ilaçet që po blejnë më shumë qytetarët janë paracetamol, brufen, trisol, vitaminë C, Zink, dhe vitaminë D3 por edhe vitaminat e tjera, kërkohen paketat për kollën, si dhe kortizon, azitromicinë dhe një sërë antibiotikësh të tjerë (zevofloxacin, Cefrnex, Ceftrioxion 1g injeksion, cefepim 1g injeksion, zevofloxacin injeksion).

Rritje të importit  që në fillim të pandemisë pati edhe për shkak të virozave të ndryshme, ku u shtuan kërkesa për shurup apo paketa të ndryshme për kollën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?