Covid-19, rritet në 480 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë, 31 raste të reja

18 Prill 2020, 09:42| Përditesimi: 18 Prill 2020, 09:45

  • Share

31 raste te reja me COVID-19 janë shënuar 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e të prekurve në 480, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Gjithashtu janë shëruar edhe 5 të infektuar të tjerë.

Sipas IKSHPK-së 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 209 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore dhe me SARS-CoV-2, pozitiv janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e një (31) raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, të cilat janë raste kontakti, është: pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosal dhe një (1) rast Kosinë), nëntë (9) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: tre (3) raste Viti, tre (3) raste Gushicë dhe tre (3) raste Pozharan), dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Miradi e Epërme – Fushë-Kosovë, Skënderaj, Vojnovc-Shtime, Sllatinë-Leposaviq dhe Zubin Potok.

Gjithashtu janë shëruar edhe pesë (5) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tetëdhjetë e katër (84).

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?