Kronikë

COVID19/ Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, më i madhi në këto 2 muaj! 43 raste të reja dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit

20 Korrik 2021, 16:58| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 20:31

  • Share

Rritet ndjeshëm numri i infektimeve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, pasi nga 3,526 testime e kryera kanë rezultuar pozitiv 43 qytetarë.

Kjo është shifra më e lartë e infektimeve në dy muajit e fundit, pasi hera e fundit që u regjistruan 43 raste ka qenë më 14 maj. Fatmirësisht gjatë 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë qytetarë nga COVID-19, ndërsa 5 nga të infektuarit janë shëruar. Nga 43 raste, 25 prej tyre u regjistruan në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër.

Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Ministria e Shëndetësisë i ka ngritur sërish apel qytetarëve të mos humbasin për asnjë moment vigjilencën përballë armikut të padukshëm.

Që prej muajit mars 2020 e deri sot 20 korrik 2021, 2.456 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19.

Në Shqipëri janë infektuar në total 132,740 qytetarë, ku më e prekur ka qenë grupmosha 30-39 vjec me 19%. Por ndonëse më të prekur, vetëm 1% e kësaj grupmoshe kanë humbur jetën. Më shumë viktima janë shënuar në moshat +70 vjec.

Sa i përket raportit femra-meshkuj, më të prekur në këtë pandemi janë femrat me 52%. Por fatalitetet janë shënuar më shumë tek meshkujt me 67%.

Tek spitali Infektiv ndodhen të shtruar 6 pacientë nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Korca. Asnjë prej tyre nuk ndodhet në terapi intensive. Të gjithë këta pacientë të hospitalizuar, mbi 65 vjec nuk janë të vaksinuar dhe as nuk e kanë kaluar COVID.

Statistika (20 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      43

Të shëruar në 24 orë     5

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3526

Testime totale             862,958

Raste pozitive             132,740

Raste të shëruara       130,086

Raste Aktive                        198

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              89

Elbasan            21

Vlorë                17

Durrës              16

Fier                   15

Shkodër           13

Lezhë               13

Kukës                9

Korçë                4

Gjirokastër        1

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?