Spitali Infektiv

COVID-19/ Regjistrohen 352 raste të reja dhe 2 viktima në vend! 136 pacientë të shtruar në spitale, 18 në gjendje të rënduar

10 Dhjetor 2021, 17:55| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 18:38

  • Share

TIRANË- Koronavirusi ka regjistruar 352 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që dy qytetarë nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me armikun e padukshëm. Konkretisht viktimat janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 56 dhe 88 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

152 në Tiranë, 23 në Durrës, 20 be Fier, 14 në Gjirokastër, 12 në Vlorë, 11 në Elbasan, 10 në Kavajë, Kamzë, 7 në Shkodër, Dibër, Lushnje, Sarandë, 6 në Shijak, Tepelenë, Memaliaj, 5 në Mallakastër, Kuçovë, 4 në Vorë, Devoll, Berat, 3 në Tropojë, Krujë, Skrapar, 2 në Vau Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rroskavec, Korçë, Pogradec, Dimal, Gramsh, 1 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Rrogozhinë, Delvinë, Poliçan, Cërrik.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 5.633 pacientë aktivë me virusin në të gjithë vendin, ku në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë e fundit janë shëruar 426 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 194.452 që nga fillimi i epidemisë në vend.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (10 Dhjetor 2021) 

Raste të reja ditore          352
Të shëruar në 24 orë       426
Të shtruar në spitale       136
Humbje jete në 24 orë     2
Testime ditore                 2,859 

Testime totale              1,416,414
Raste pozitive                203,215
Raste të shëruara          194,452
Raste Aktive                      5,633
Humbje jete                      3,130


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           2,688
Fier                 617
Gjirokastër     556
Shkodër          393
Durrës             364
Berat               274
Elbasan           244
Vlorë                196
Lezhë               127
Korçë               84
Kukës               46
Dibër                44

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?