COVID-19 nuk pengon punën për plotësimin e Kushtetueses/ KED mbledhje online për vlerësimin e 12 kandidatëve

3 Prill 2020, 10:35| Përditesimi: 3 Prill 2020, 10:38

  • Share

TIRANË- COVID-19 nuk ndal procedurën për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Report Tv mëson se ka përfunduar verifikimi i 12 kandidatëve në garë për të zëvendësuar vakancat e krijuara në Kushtetuese për postin e lënë bosh nga Fatos Lulo dhe Besnikm Imeraj. Këto vakanca janë shpallur nga parlamenti dhe presidenca përkatësisht më gusht 2019 dhe shtator 2019.

Në garë për të zëvendësuar Lulon dhe Imerajn janë nga 6 kandidatë, ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet që të hënë të vendos datën e mbledhjes online e më pas t'i përcjell listën finale presidenti të Republikës.

Aktualisht gjykata kushtetuese është me katër anëtarë dhe plotësimi me dy anëtarë të rinj do ta kthejë atë në funksionale.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?