Shkresa e apelit të gjykatës së posaçme dhe ish-ministri Saimri Tahiri

COVID-19 'ngrin' gjyqin e Saimir Tahirit: Nuk është seancë e ngutshme, prisni

13 Maj 2020, 08:48| Përditesimi: 13 Maj 2020, 12:35

  • Share

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit si dhe Apeli i saj ngrijnë gjyqet e themelit deri në heqjen e akti normativ  për pandeminë COVID0-19, i cili nuk lejon zhvillimin e proceseve të cilat nuk konsiderohen të ngutshme. Mes tyre është dhe gjyqi në Apel i ish ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

ReportTv siguron shkresën e Apelit të Gjykatës së Posaçme e cila thotë se avokatët nuk duhet të paraqiten deri sa të njoftohen prej tyre.

Tahiri fitoi pafajësinë në Shkallë të Parë për akuzën e trafikut të drogës dhe grupit kriminal, ndërsa u dënua me shërbim prove për shpërdorim detyre. Prokuroria apeloi vendimin duke kërkuar dënimin e tij.

Shkresa e apelit të gjykatës së posaçme

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?