Foto ilustruese

COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 521 të infektuar dhe 10 viktima gjatë 24 orët e fundit

1 Dhjetor 2020, 15:29| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 20:30

  • Share

KOSOVË- Ditën e sotme në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 521 qytetar dhe janë regjistruar 10 viktima.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13.505 në total dhe vatrat kryesore të infektimeve janë Prishtina, Peja dhe Fushë-Kosova.

Një lajm shpresëdhënës për situatën aktuale është fakti se gjatë 24 orët e fundit janë shëruar nga virusi 585 persona në të gjithë vendin.

Numri i rasteve të reja dhe viktimave në Kosovë mbetet ende konstant pavarësisht masave të marra nga qeveria për parandalimin e infektimeve në vend.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?