COVID-19 në Kosovë, 519 raste të reja dhe 14 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve te fundit

7 Dhjetor 2020, 15:25| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 20:34

  • Share

KOSOVA- Ditën e sotme në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 519 qytetar dhe janë regjistruar 14 viktima.

Në numri e rasteve të reja në Kosovë me koronavirus vërehet një rritje pasi dje janë regjistruar 468 qytetar.

Viktimat në vend janë 14 duke pësuar një ulje prej 4 vetash nga dita e djeshme. Lajm të mirë përbenë gjithashtu edhe pacientët e shëruar të cilët janë 926 për ditën e sotme.

Pavarësisht masave aktuale në fuqi kundër COVID-19 rastet e reja dhe viktimat e regjistruara në vend mbetet ende i lartë. Qeveria i bënë apel qytetarëve të zbatojnë udhëzimet higjienike dhe rregullat të vendosura për të mirën e përbashkët.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?