Foto ilustruese

COVID-19 në Kosovë/ 309 raste të reja pozitive dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

7 Janar 2021, 15:17| Përditesimi: 7 Janar 2021, 15:20

  • Share

Në Kosovë, gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 309 qytetarë, ndërkohë 6 kanë humbur jetën.

Në raport me ditën e djeshme numri i rasteve të reja është rritur pasi 8 qytetarë më shumë së dje kanë rezultuar pozitiv me virusin, ndërkohë numri i viktimave është rritur pasi dhe u shënuan 2.

Ndërkohë gjatë 24 orët e fundit, janë shëruar nga COVID-19 601 pacientë.

Sipas ISHK-së, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Ferizaj 25 raste, Podujevë 19 raste, Vushtrri 19 raste, Mitrovicë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Viti 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Gjilan 7 raste, Pejë 7 raste, Prizren 7 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 4 raste, Suharekë 4 raste, Drenas 3 raste, Junik 3 raste, Obiliq 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).

Numri total i infektimeve në vend ka shkuar 52.943, ndërkohë numri i viktimave është 1.363, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Situata epidemiologjikë në Kosovë, paraqitet e mirë pasi ka arritur te ketë një nivel, të qëndrueshëm të infektimeve dhe viktimave në vend.

Ditën e djeshme, ministri i shëndetësisë Armend Zemaj dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID dhe se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë sot, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë qytetarëve në ditë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?