Foto ilustruese

COVID-19 në Kosovë, ulet numri i viktimave/ 253 raste të reja dhe 2 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit

10 Janar 2021, 15:29| Përditesimi: 10 Janar 2021, 16:37

  • Share

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 253 persona, ndërkohë kanë humbur jetën 2.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka rënë pasi dje ishin 259, ashtu si edhe numri i viktimave pasi dje janë regjistruar 7.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është 646, për 24 orët e fundit.

Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 53,776, ndërkohë që numri i viktimave është 1,377 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshire edhe përditësimet e ditës së sotme.

Situata epidemiologjikë në Kosovë, paraqitet e mirë pasi ka arritur te ketë një nivel, të qëndrueshëm të infektimeve dhe viktimave në vend.

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID dhe se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë qytetarëve në ditë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?