Foto ilustruese

COVID-19 në Greqi,1.498 raste të reja dhe 103 viktima gjatë 24 orëve të fundit

22 Nëntor 2020, 18:07| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 18:10

  • Share

GREQI- Ditën e sotme është shënuar përsëri një rekord vdekjesh në Greqi ku kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 103 persona. Ky rekord i lartë mbahet për të dytën ditë pasi edhe dje numri i viktimave ka qenë 108.

Numri i infektimeve në vend gjatë 24 orët e fundit është 1.498, shifër e cila ka pësuar një rënie në krahasim me tre ditët e fundit.

Presioni mbi sistemin shëndetësor vazhdon, pasi 540 pacient ndodhen në intubim, numër më i lartë në krahasim me 3 ditët e fundit.

Për Greqinë dy ditët e fundit kanë qenë të vështira për sa i përket viktimave në vend, pasi dje ka shënuar edhe numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Situata mbetet kritike edhe për sa i përket rasteve të infektimeve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?